SHBA ndërmjetësoi marrëveshjen për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd
Diplomatët amerikanë ndërmjetësuan të hënën nënshkrimin e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtië – Beograd, në një përpjekje për përmirësimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.
Marrëveshja u nënshkrua nga Milun Trivunac, sekretar shtetëror në ministrinë serbe të Ekonomisë dhe Eset Berisha drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës në ambasadën amerikane në Berlin, në praninë e ambasadorit Richard Grenell, njëherësh i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi si dhe këshilltarit për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.
Zoti O’Brien, citohet të ketë thënë se marrëveshja e nënshkruar nga përfaqësuesit e të dyja vendeve paraqet “marrëveshje historike”, ndërsa theksoi se nuk ka pasur fluturime të tilla ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tash e 21 vjet.
Fluturimet do të realizohen nga kompania ajrore gjermane “Lufthansa”.
Ambasadori Grenell shkroi se “presidenti amerikan, Donald Trump, edhe një herë tjetër na mundësoi një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot nënshkruan një marrëveshje për të vendosur fluturimin e parë në mes të Prishtinës dhe Beogradit në 21 vjet”, shkroi ai.
President @realdonaldtrump once again led us to an historic victory. Kosovo and Serbia today signed an agreement to create the first direct flight between Pristina & Belgrade in 21 years. Thank you @lufthansa, @NATO, @robertcobrien and the leaders of Kosovo and Serbia. pic.twitter.com/mu52kM7smm
— Richard Grenell (@RichardGrenell) January 20, 2020
Në Prishtinë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, mirëpriti kërkesën për hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, duke e cilësuar si hap të rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve.
“Unë mirëpres kërkesën e Lufthansas për të hapur një linjë ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit. Ky është një hap i rëndësishëm për lëvizjen e qytetarëve dhe procesin e normalizimit. Jam mirënjohës këshilltarit Robert O’Brien dhe ambasadorit Richard Grenell për çuarjen përpara të këtij procesi”, shkroi presidenti Thaci në rrjetet sociale.
Ndërkaq kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se “nisma për hapjen e linjës së tretë civile ajrore për fluturime komerciale me Serbinë, pas Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, është një hap i madh në përparimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe konsolidimin e sovranitetit të Kosovës”.
The initiative to open #Kosovo’s third civilian air route for commercial flights w/ #Serbia, after #Albania & #Macedonia, is a giant step fwd in advancing good neighborly relations & consolidating #Kosovo’s sovereignty. Grateful to @robertcobrien, @RichardGrenell and @lufthansa.
— Ramush Haradinaj (@haradinajramush) January 20, 2020
Synimin e kompanisë gjermane “Lufthansa”, e mirëpriti edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Ky është një hap i rëndësishëm që do të lehtësojë lëvizjen e e njerëzve dhe mallrave në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Komandanti i misionit tonë të KFOR-it mban autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës sipas Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244. NATO-ja do të mbetet e përfshirë në procesin e gjatë të normalizimit të trafikut ajror në Ballkan”, thuhet në reagimin e zotit Stoltenberg.
I welcome the intention to establish direct flights between Belgrade & Pristina. This is an important step & #NATO will remain closely involved in the process: https://t.co/MVflx1AZua
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) January 20, 2020
Serbia kushtëzon rihapjen e bisedimeve më heqjen e tyre, ndërsa Prishtina rezistoi trysninë ndërkombëtare për pezullimin e tyre.
Marrëveshja e sotme është e para e nënshkruar ndërmjet të dyja vendeve pa praninë e Bashkimit Evropian që është lehtësues i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Po ashtu, kjo është arritja e parë në marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve që kur ambasadori Grenell është përfshirë në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Fraksion.com