AktualitetTë fundit

Merr flakë furgoni i udhëtarëve në Shkodër

Sapo kishte dalë nga lavazhi një furgon që transportonte udhëtarë është djegur sot në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur pranë kolaudimit të mjeteve në këtë qytet.

Mjeti në fjalë bën linjën e pasagjerëve Shkodër-Dukagjin, kur mesditën e sotme ka marrë flakë papritur.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka zbritur nxitimthi, duke shpëtuar pa lëndim.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një defekti elektrik, në mjetin e drejtuar nga Pjerin Naça.

Lidhur me këtë ngjarje, hetimet janë në vijim për verifikime të mëtejshme.

 

Fraksion.com