AktualitetKosovaNATO/BETë fundit

Shefi i NATO-s përshëndet fluturimet direkte midis Beogradit dhe Prishtinës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot lidhur me hapjen e një linje ajrore Kosovë –Serbi  se  ky është një hap i rëndësishëm për të normalizuar marrëdhënjet ndërmjet të dy vendeve.

“Unë mirëpres qëllimin e Eurowings dhe Grupit Lufthansa për të vendosur fluturime të drejtpërdrejta midis Beogradit dhe Prishtinës, bazuar në letrat e synimeve të nënshkruara sot në Berlin.

Ky është një hap i rëndësishëm, i cili do ta bëjë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave më të lehtë dhe të shpejtë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Komandanti i misionit tonë të KFOR-it ruan autoritetin në hapësirën ajrore mbi Kosovën, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Dhe NATO do të mbetet e përfshirë përmes procesit të gjatë të Takimit të Normalizimit të Aviacionit në Ballkan, të cilin ne e udhëheqim.”, tha Stoltenberg.

Linja ajrore Kosovë – Serbi ishte është ndërprerë për shkak të luftës ndërmjet palëve. Për hapësirën ajrore, e cila në Kosovë kontrollohet nga NATO, Kosova e Serbia asnjëherë s’kanë mundur të gjejnë gjuhë të përbashkët edhe pse për këtë ka pasur tentativa.

Lajmi për këtë depërtim është bërë i ditur në një ceremoni në Berlin.

Aty kanë qenë të pranishëm zyrtarë të lartë amerikanë të cilët ndodhen në Gjermani për negociata rreth Libisë. Por, kanë gjetur rastin që bashkë me Lutfhansën, kompani e fuqishme gjermane ajrore të bëjnë publik se do të ketë një linjë ajrore Prishtinë -Beograd.

 

Fraksion.com