Rama takohet në Kiev me Ministrin e Punëve të Jashtme, Vadym Prystaiko
Në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Kiev, Ukrainë.
Kryeministri Rama e nisi axhedën e takimeve në Kiev, me takimin me ministrin e Punëve të Jashtme, Vadym Prystaiko.
Axhenda e takimeve të kryeministrit Edi Rama në Kiev parashikon po ashtu takime me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kryeministrin Oleksiy Honcharuk dhe kryetarin e Parlamentit Dmytro Razumkov.
Pas takimeve do të ketë një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm të Ukrainës.
Shqipëria ka presidencën e OSBE-së për vitin 2020. Adresimi i krizës në Ukrainë është shpallur si një ndër prioritetet e Presidencës shqiptare të OSBE-së.
Në këtë vizitë, Rama shoqërohet nga delegacioni dhe ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Fraksion.com