Për herë të parë pas 16 vitesh, Brad Pitt dhe Jennifer Aniston përqafohen në publik
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston janë takuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Screen Actors Guild Awards, ku të dy fituan çmime.
Çifti i dikurshëm u takuan në prapaskenë, pasi i kishin fituar çmimet e tyre, ndërsa e gjithë vëmendja e fotoreporterëve ishte te detajet e këtij takimi.
Ata janë fotografuar duke biseduar, duke u mbajtur për dore dhe duke u përqafuar në prapaskenë.
Dy aktorët kanë qenë të martuar për pesë vite, para se hamshori hollivudian të fillonte lidhjen me Angelina Jolie, me të cilën luajti në filmin Mr. & Mrs. Smith.
Në ‘SAG Awards 2020’, Pitt e fitoi çmimin e aktorit më të mirë në rol dytësor për rolin e tij në filmin “Once Upon A Time… In Hollywood”.
Ndërkaq, Aniston u shpall aktorja më e mirë në një serial dramë për rolin e Alex Levy në “The Morning Show”.
56-vjeçari dhe 50-vjeçarja u takuan për herë të parë në publik pas 16 vitesh në ceremoninë e sivjetme të Golden Globes, por në atë eveniment nuk pati takim të drejtpërdrejtë në mes tyre.