Një punonjës i ushtrisë gjermane në gjyq për spiunim për Iranin
Një burrë gjerman-afgan akuzohet për përcjelljen e sekreteve shtetërore shërbimit sekret iranian. Ai përballet me akuza për tradhëti dhe shkelje të sekreteve shtetërore.
Prokurorët e akuzojnë 51-vjeçarin, të njohur si Abdul S., me një akuzë oër tradhti dhe me përhapje të sekreteve zyrtare në 18 raste.
“Ekziston dyshimi i fortë se Abdul S. ka abuzuar me pozitën e tij si punonjës civil i Bundeswehr-it për t’ia kaluar sekretet ushtarake shtetërore një punonjësi të shërbimit sekret iranian,” thuhet në dokumentet e gjykatës.
Gruaja e të dyshuarit gjithashtu do të dalë në gjyq, nën akuzën si ndihmëse e aktiviteteve të burrit të saj. 16 ditët e gjykimit të caktuara për të, megjithatë do të zhvillohen në mars.
Pas dyerve të mbyllura
Abdul S. ka punuar për Bundeswehr-in në qytetin e vogël Daun, në rajonin Eifel në Gjermaninë perëndimore para se të arrestohej në janar 2019.
Për shkak të natyrës delikate të akuzave, gjykimi do të mbahet pas dyerve të mbyllura. Publiku nuk mund të marrë pjesë në një procesi, ku trajtohen akuza në lidhje me sekrete zyrtare.
Irani kërkon në mënyrë aktive spiunë
Punonjësit e shërbimit të fshehtë gjerman e shohin Iranin si një nga shtetet më aktive në kryerjen e spiunazhit kundër Gjermanisë, së bashku me Kinën, Rusinë dhe Turqinë.
Sipas të dhënave të shërbimit të fshehtë të brendshëm të Gjermanisë, Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, shërbimi sekret iranian është gjithmonë në kërkim të “informatorëve të përshtatshëm për të përmbushur kërkesat e qeverisë iraniane.”/dw
Fraksion.com