AktualitetTë fundit

KLP emëron ndihmësmagjistratët Pranvera Pustina dhe Arens Çela

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi të hënën projektaktin për pranimin e dorëheqjes së kancelares se Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, Rudina Shermadhi. Po ashtu u miratua unanimisht projektakti për komandimin e magjistrates Pranvera Pustina si ndihmësmagjistrate në Prokurorinë e Përgjithshme për një periudhe 5-vjeçare.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur të hënën për të diskutuar mbi 6 pika të rendit të ditës. Në mbledhje janë të pranishëm 10 anëtarë, pasi mungon për arsye personale Besnik Cani.

Sipas rendit të ditës, KLP miratoi me 10 vota pikën e parë të saj, pranimin e dorëheqjes së kancelares se Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, Rudina Shermadhi. Po ashtu me unanimitet u votua dhe miratimi i projektaktit për komandimin e magjistrates Pranvera Pustina dhe magjistratit, Arens Çela, si ndihmësmagjistrate në Prokurorinë e Përgjithshme, për një periudhe 5-vjeçare, duke filluar nga dt. 20.01.2020 sipas kërkesës adresuar KLP nga Prokurori i Përgjithshëm.

Ndërkohë që pritet votimi për miratimin e projektaktit për komandimin e magjistratit Olsi Dado si ndihmësmagjistrat në Prokurorinë e Përgjithshme. Miratimi i projektaktit për miratimin e relacioneve për verifikimin e pasurisë, figurës dhe integritetit si dhe kushteve të tjera ligjore të kandidatëve për t’u emëruar magjistrat Prokuror, pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2018-2019. (për 10 magjistratët e rinj). Projekt akti për shpalljen e vakancave për emërimin e magjistratëve të rinj.

 

Fraksion.com