Life StyleTë fundit

E hëna e 20 janarit, dita më e trishtë e vitit

Sot është  20 janari ose  “Blye Monday”, dita më e trishtë e vitit! Prej kohësh e hëna e tretë e muajit janar, e cila këtë vit i bie në datë 20, cilësohet si dita më e trishtë e vitit.

Gjatë kësaj dite pjesa më e madhe e njerëzve ndihen tejet të rënduar emocionalisht dhe të përfshirë nga melankolia.

Por cilat janë mënyrat për të përballuar ditën më të trishtë të vitit? Uala.it, sajti lider në Itali dedikuar bukurisë, ka publikuar rezultatet e një sondazhi bazuar në 300 përdorues.

Kështu rezultoi se kur janë me humor të keq, 37% e përdoruesve zgjedhin shoqërinë e miqve ose partnerit/es për të përmirësuar humorin, ndërsa 36% e tyre iu përkushtohen trajtimeve estetike në parukeri ose në spa.

Vetëm një përdorues në katër, ka pranuar se e tepron me ushqimet, duke u përhumbur mes çokollatave dhe ditëve me shumë kalori.

Duke parë dallimin e sjelljes mes gjinive, janë meshkujt ata që kërkojnë më shumë mbështetje tek personat e tjerë, ku 50% e tyre rezultojnë që e kalojnë mbrëmjen me miqtë apo partneren, për të larguar trishtimin.

Për meshkujt 32% e tyre në ditë melankolie, lëshohen në ushqime shumë kalorike dhe kryesisht çokollatave. Ndërkohë 15% bie në melankoli dhe tenton të kontaktojë ish-partneren.

Ndërsa sa i takon femrave, vetëm 4% rendin pas ish-partnerin. Ndërkohë 43% e tyre iu përkushtohen trajtimeve të bukurisë, duke marrë veten më të mirë, duke bërë manikyr, pedikyr, ndryshojnë modelin e flokëve dhe praktikojnë masazhe.

Trajtimi më i prenotuar nga të gjithë, rezulton prerja e flokëve.

Por pse e hëna e tretë e janarit cilësohet si dita më e trishtë e vitit? Përllogaritësi ka marrë në konsideratë kushtet e pafavorshme të motit, errësirën që zgjat në mëngjes, borxhet e grumbulluara nga dhuratat e festave të fundvitit duke përfshirë edhe faktin se është një ditë fill pas fundjavës.

 

Fraksion.com