Dokumenti; Presidentit Thaçi i dorëzohet vendimi: Vetëvendosje propozon Albin Kurtin mandatar për Kryeministër
Ky vendim vjen pas disa kërkesave që presidenti i vendit, Hashim Thaçi ia ka drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje për caktimin e mandatarit për kryeministër.
Vendimi i është dorëzuar presidentit Hashim Thaçi. Dje Thaçi, përsëriti qëndrimin e tij se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duhet të deklarohet nëse dëshiron që zyrtarisht ta pranojë nominimin për kryeministër ose të tregojë nëse e refuzon atë.
Ai deklaroi se qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë janë duke pritur që të themelohen institucionet. Prandaj, sipas tij, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti duhet të pranojë ose refuzojë të themelojë Qeverinë e re bazuar në rezultatet e 6 tetorit.
Fraksion.com