Vëllai iu arrestua për drogë; Pezullohet nga detyra zyrtari i policisë
Shefi i Policisë së Qarkullimit Rrugor në Dibër, Robert Aga është shkarkuar nga detyra mbrëmjen e djeshme, pasi vëllai i tij u arrestua për trafik droge. Robert Aga doli pak muaj më parë në përgjimet e gazetës gjermane Bild, për shitblerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017, të zhvilluara në qarkun e Dibrës, që janë edhe pjesë hetimeve të dosjes 184.
Aga doli pak muaj më parë në përgjimet e Bild teksa fliste me ish-ministrin e Brendshëm Tahiri i cili e falenderon për angazhimin, ndërsa Aga shprehet se nuk ka nevojë për falenderim pasi është ushtari i tij.
Pajtim Aga ishte pjesë e grupit me 7 të arrestuar që u godit mbrëmjen e djshme të cilët merrnin lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në Greqi dhe e sillnin në Shqipëri përmes pikë kufitare të Konispolit, nëpërmjet dy personave që jetonin në Gjirokastër.
Me pas lënda narkotike transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për t’u nisur më vonë në një qytet në veri të vendit dhe për t’u trafikuar jashtë Shqipërisë. Gjatë operacionit u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.
Fraksion.com