Rusia ia ndalon hyrjen në Krime një gazetari ukrainas
Shërbimi i Rojeve të Kufirit të Ukrainës – që është një degë e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) – ka ndaluar gazetarin ukrainas, Taras Ibragimov, që të hyjë në territorin ukrainas të okupuar nga Rusia, në Krime, deri në vitin 2054.
Ibragimov, që punon për shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, tha se ky vendim i është sjellë pa asnjë shpjegim.
“Definitivisht besoj se kjo lidhet me punën time gazetareske dhe puna ime me artikujt që mbulojnë në mënyrë aktive rastet e tatarëve të Krimesë dhe në Rusi”, tha Ibragimov.
Ai tha se ishte fotografuar dhe i ishin marrë shenjat e gishtërinjve në kufirin administrativ ndërmjet Krimesë, që Moska e ka aneksuar më 2014.
Në shkurt të vitit 2019, fotografja Alina Smutko, që gjithashtu punon për shërbimin ukrainas të REL-it, është ndaluar që të hyjë në Krime nga Rusia deri në vitin 2028. Po ashtu, gazetarja e REL-it, Alena Savchuk më 2018, ishte ndaluar të hyjë në Krime deri në vitin 2028.
Grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveritë perëndimore kanë dënuar atë që e kanë përshkruar si fushatë të represionit nga autoritetet ruse kundër tatarëve të Krimesë dhe personave të tjerë që janë kundër ankesimit të rajonit ukrainas të Krimesë nga Rusia.
Në raportin vjetor për liritë fetare më 2019, Komisioni amerikan për Liritë Fetare tha se “autoritetet ruse vazhdojnë kidnapimin, torturimin dhe burgosjen e myslimanëve tatarë të Krimesë” në Krimenë e okupuar nga Rusia.
Fraksion.com