AktualitetTë fundit

 Plumba në trup e kokë; Zbulohet gjendja shëndetësore e dy të plagosurve në Vlorë

Pasditen e sotme, Ronald dhe Nikollaq Cepaj u dërguan me urgjencë në spital pasi u goditën me breshëri plumbash.

Thuhet se 37-vjeçari Nikollaq Cepaj, i njohur si Niku ndodhet ende në sallën e operacionit.

Ai është qëlluar me disa plumba në trup dhe një në kokë.

Ndërsa Ronald Cepaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arritur të identifikojë autorët falë dëshmive të banorëve që panë ngjarjen.

Më parë, autoritetet njoftuan se atentati ishte për shkak të një konflikti të castit. Menjëherë pas incidentit, u ngritën grupe policore që po punojnë për të kapur autorët.

 

Fraksion.com