AktualitetRajoniTë fundit

Hakerët turq kryejnë sulme në faqet e internetit të shtetit, thotë Greqia

Disa website të qeverisë greke ranë pre e sulmeve në internet të premten në mbrëmje, duke detyruar disa prej tyre të mbyllen plotësisht për arsye sigurie, pasi qasja në to u bë problematike, njoftojnë mediat greke.

Midis website-ve të sulmuar nga hakerat ishin faqet e internetit të Parlamentit Grek, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Bursës së Athinës, Shërbimit të Inteligjencës Kombëtare (EYP) dhe Ministrisë së Financave.

Një grup turk me emrin “Helmetat e Feniksit” (Anka Neferler Tim) postoi në Facebook një postim ku pretendonte përgjegjësinë për sulmet, me qëllim që t’i përgjigjet, siç thanë ata, kërcënimeve të Athinës kundër Turqisë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com