“Toyota Yaris”; Gjykata e Tiranës liron të arrestuarit
Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masat e sigurisë për gjashtë të arrestuarit si pjesë e dosjes “Toyota Yaris”.
Nga arrest me burg, gjykata ka rikthyer në liri Edi Likën, Klevi Likën, Agim Cekën dhe biznesmenin Alban Mollaymeri.
Sakaq e njëjta masë sigurie u vendos edhe për dy kushërinjtë e shpallur në kërkim, Elvis Vladin dhe Alfred Vladin.
Ndaj tyre gjyqtari Lazër Sallaku ka caktuar si masë sigurie “detyrim paraqitje”.
Të ndaluarit akuzohen si të përfshirë në ngjarjen në të cilën u bllokuan në një automjet tip “Toyota Yaris” në 24 qershor 2018, ku ishte fshehur një sasi parash prej 3.4 milionë eurosh. Ata akuzohen për veprën penale “Mosdeklarim i të hollave në kufi”.
Në 6 nëntor Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda ndryshoi për ta masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” pasi kishin kaluar afatet e paraburgimit, por Apeli vendosi rikthimin e tyre në qeli.
Fraksion.com