“Rihapet në 2021”; Greqia rinovon Galeria Kombëtare të Arteve
Pas një takimi të kryesuar nga ministrja e Kulturës dhe Sportit Lina Mendoni, Ministria lëshoi një deklaratë në të cilën siguroi publikun se projekti ishte në rrugën e duhur. deklarata shton se “vonesat në vitet e kaluara (ishin) kishin të bënin me mungesë të konsiderueshme të planifikimit dhe koordinimit, dhe financimin e projektit, i cili kishte nevojë për pesë milion euro shtesë.”
Deklarata vuri në dukje se zona e amfiteatrit të Galerisë Kombëtare dhe salla e hyrjes tani janë përfunduar, ndërsa “faza tjetër përfshin dyshemetë, shtrimin dhe pajisjet e nevojshme”.
Rregulloret e brendshme të muzeut dhe grafiku organizativ do të mbështeten në njohuritë nga Muzeu Kombëtar i Artit Modern dhe Muzeu i Akropolit, tha Ministria, përfshirë mënyrën se si do të funksionojë linja eshitjes dhe ofertat për dy restorante, në nivelin e tokës dhe katin e tretë respektivisht.
Përditësimi dhe shtrirja e Galerisë Kombëtare të Arteve është duke u financuar nga Ministria e Kulturës, bashkëfinancimi i BE-së për Rajonin Attica, Fondacioni Stavros Niarchos dhe financat private të përcaktuara posaçërisht për Galerinë e Artit.
Fraksion.com