Lirimi i anëtarit të bandës së Durrësit, Gjonaj: Vendim skandaloz i Enkeleda Hoxhës, kërkesë për pezullimin e saj
Lirimi nga gjyqtarja e Krujës Enkeleda Hoxha, i Endrit Dokles, anëtar i bandës së Durrësit, i dënuar më parë me burgim të përjetshëm ka sjellë reagim të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Ministrja tha se kishte përcjellë informacione gjatë fazës së dyshimit, ku paralajmëronte lirimin e Dokles.
” Lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm, kambanë alarmi. Lirimi i Dokles, vendim skandaloz i gjyqtares Enkeleda Hoxha. Për gjyqtaren Enkeleda Hoxha i jemi drejtuar KLD-së që në janar 2018. Enkeleda Hoxha ka liruar edhe Genc Tafilin. Më 15 janar urdhërova shkarkim të menjëhershëm nga detyra të gjyqtares Hoxha. I jam drejtuar Prokurorisë të nisë hetimet për gjyqtaren Enkeleda Hoxha. Janë marrë masa administrative, shkarkohet drejtori i Shërbimit të Provës Krujë. Kuvendi shpresoj të miratojë me urgjencë paketën anti-KÇK. Disa gjyqtarë e dinë që s’do kalojnë Vetting-un dhe veprojnë për interesa personale.”
Fraksion.com