Keri: Destinacione të reja me kosto të ulët
Udhëtimi drejt kryeqyteteve europiane nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” sa vjen e bëhet më i lehtë dhe me kosto më të ulët.
Në treg po futen gjithnjë e më tepër kompani, ndërsa ato ekzistueset po shtojnë jo vetëm destinacionet por edhe frekuencat.
Kreu i Autoritetit Civil Shqiptar (AAC), Krislen Keri bëri të ditur se destinacione të reja vijnë edhe nga kompania shqiptare “Albawings” drejt dhe nga Gjermania.
“Duke filluar nga 30 marsi “Albawings” do të operojë me frekuencë 3 herë në javë drejt Frankfurtit dhe Hamburgut (Gjermani). Nga muaji prill i këtij viti EasyJet rrit frekuencat për Milano nga 3 në 6 herë në javë. Gjithashtu në maj fillon 3 herë në javë Londrën (Gatwick)”, tha Keri.
Fraksion.com