Greqia do çojë ushtrinë në Libi, përballë ushtrisë turke
Libia në luftë civile është bërë një “shesh beteje” mes Turqisë dhe Greqisë. Erdogan përkrah qeverinë e Tripolit dhe ka dërguar ushtrinë turke në ndihmë të saj. Ndërsa zyrtarë të lartë grekë priten në Athinë gjeneralin rrebel libian që lufton kundër qeverisë së Tripolit. Situata rëndohet ndërsa Greqia do dërgojë në Liban ushtrinë e saj.
Nikos Dhendias ministër i Jashtëm i Greqisë thotë se: Nga ana jonë në i dhamë kurajo gjeneralit të marrë pjesë në një frymë konstruktive në procesin e Berlinit dhe të operojë në këto kushte për të arritur një armëpushim dhe sigurinë në Libi, largimin e mercenarëve edhe anullimin e memorandumeve të paligjshme mes Turqisë dhe qeverisë Saraj. Duhet t’ju them me gëzim të madh se ra dakord me të gjitha.
Pas takimit të gjeneralit libian me kreun e diplomacisë greke ky i fundit ka deklaruar se Greqia është e gatshme të çojë forca ushtarake në Libi.
“I thashë gjeneralit se Greqia eshte e gatshme të ndihmoje të nesërmen e paqes në Libi, qoftë me forca për të siguruar armëpushimin, apo me pjesmarjen e forcave greke ne operacionin europian në embargon e armëve dhe transportin e mercenarve nga Libia.
Dhendia i ka bërë gjithashtu thirrje Gjermanisë si vend pritës i samitit, të tregojë se është mbrojtëse e pozicionimit europian për Libinë duke bërë të qartë se Greqia kërkon anullimin e dy memorandumeve që qeveria e Tripolit ka nënshkruar me Ankaranë, duke përvetësuar sipas saj në mënyrë të paligjshme pjesë të mëdha të Zonës ekskluzive ekonomike greke në Mesdheun lindor.
Ndërsa gjenerali libian është takuar edhe me kryeministrin Mitsotakis, janë komunikuar edhe katër ndryshime të rëndësishme të krerëve të forcave të armatosura të Greqisë, fakt që ndodh në një moment të përshkallëzimit të tensioneve me Turqinë., thotë Aleksander Marku.
Fraksion.com