AktualitetTë fundit

Vangjeli: Kam shkruar 14 fjalime në një seancë

Analisti Lorenc Vangjeli ishte kritik për marrëveshjen e re mes qeverisë dhe opozitës sa i përket reformës zgjedhore. Në emisionin Opinion, ai tha se me këtë marrëveshje edhe pas 4 vjetësh do jetë identik i njëjti debat. Sipas tij vendit i nevojitet një reformë kushtetuese, pasi sipas ajo kushtetutë që u votua në 1998 me referendum, u përmbys me marrëveshjen e 2008.

“Opozita erdhi në këtë ditë të zezë që të shkëlqejë Damiani”, tha analisti Lorenc Vangjeli.  Ndërkohë drejtuesi i emisionit Opinion e pyeti analistin sa fjalime ka bërë për deputetët.

***

Lorenc Vangjeli: Rekordin e kam arritur 14 fjalime në një seancë. Po ishin edhe PD edhe PS.

Dashamir Shehi: A e kanë paguar pa?

Armand Shkullaku: Duhet të sqarojë një gjë se nëse i bën për këtë parlament tani atëherë del keq Lenci

Lorenc Vangjeli: Jo për këtë mo jo për këtë

Dashamir Shehi: Nëse të paguajnë mos u anko nëse e ke bo për shoqni është tjetër punë

Blendi Fevziu: Sa është kostoja për një fjalim….

Lorenc Vangjeli: Ishin dy gjëra që më bënin mua ta bëja një gjë të tillë, miqësia kisha njerëz që doja realisht t’i ndihmoja dhe dëshira për tu tallur…/opinion.al

 

Fraksion.com