AktualitetTë fundit

Shuhet në moshën 59 vjeçare ikona e kinematografisë Xhevdet Ferri

Xhevdet Ferri, aktori i mirënjohur shqiptar ka ndërruar jetë sot nga një sëmundje e rëndë në moshën 59- vjeçare.

Xhevdet Ferri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshorti i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si ‘’Dhe vjen një ditë’’,’’ Vitet e pritjes,Gjoleka’’ djali i Abazit,etj.

Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student. Më pas ai zhvilloi një karrierë të gjatë artistike. BalkanWeb mëson se varrimi i tij do të bëhet në Sharrë nesër në orën 13:00 dhe nuk do të ketë homazhe pasi ishte zgjedhja e tij.

1980 — Skëterre 43 – Arjani
1980 — Vëllezër dhe shokë. – Marko
1981 — Gjurmë në kaltërsi – Astriti
1982 — Era e ngrohtë e thellësive (Film TV). – Arben Bano
1982– Besa e kuqe. – Pali
1984 — Fushë e blertë fushë e kuqe – Petriti
1984 – Vendimi – Sadriu
1985 — Hije që mbeten pas – Agroni
1986 — Dhe vjen një ditë – Gori
1987 — Përrallë nga e kaluara – Trimi
1988 — Treni niset më shtatë pa pesë – Martini

1990 — Vitet e pritjes – Gjon Kodri
1994 — Larg barbarëve/Loin des barbares – Emigranti
1998 — Dasma e Sakos – ..Sako
2004 – Saimir – Edmondi, babai i Saimirit
2006 — Gjoleka,djali i Abazit – Shferi i autobuzit
2007 — Koha e kometës – Bashkëshorti i Agnes
2009 – Gjallë – Alive! – .Zefi
2009 – Në kërkim të kujt – Prokurori

Regjisor
2006 — Gjoleka,djali i Abazit (as/regjisor)
2000 — Tradhëti bashkëshortore

Çmime e Tituj
18 Prill 1987
Medaljonin e Festivalit
për interpretimin e rolit të Gorit në filmin “Dhe vjen një ditë”
në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të mbajtur në Tiranë nga data 13 deri në 18 prill 1987.

 

Fraksion.com