AktualitetPolitikëTë fundit

Presidenti Meta takon komisionerin e BE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Komisionerin e ri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

Meta uroi Komisionerin Varhelyi për detyrën e re, dhe vlerësoi angazhimin e tij për përparimin e Shqipërisë dhe të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen ndaj Komisionit dhe vendeve anëtare për organizimin e konferencës së donatorëve në 17 shkurt në Bruksel dhe akordimin e ndihmës së 15 milion eurove, pas tërmetit të nëntorit që goditi Shqipërinë.

Presidenti theksoi se integrimi europian mbetet projekti më i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë, dhe se përmbushja sa më parë e 9 kushteve të Bundestagut është rruga më e shpejtë për çeljen dhe përparimin e negociatave të anëtarësimit me BE.

“Kënaqësi të takohesha me Komisionerin e ri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi.

Anëtarësimi në Bashkimin Europian është objektivi ynë kombëtar strategjik.

I hapur për bashkëpunim të ngushtë për forcimin e besueshmërisë dhe cilësisë së procesit të anëtarësimit në BE të Shqipërisë.”, shkruan presidenti Meta në Facebook pas takimit.

Meta Fb

 

Fraksion.com