AktualitetRajoniTë fundit

“Një greke të denjë”; Mitsotakis propozon Ekaterini Sakellaropoulou për presidente në Greqi

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi në një fjalim televiziv të mërkurën në mbrëmje se Ekaterini Sakellaropoulou, presidentja e parë femër e Këshillit të Shtetit, do të jetë kandidati i partisë së tij për postin e Presidentit të Republikës Greke, pozita më e lartë e kombit.

E ndërsa mandati i presidentit Prokopis Pavlopoulos do ende dy muaj që të mbarojë, kryeministri Mitsotakis lë shenjë në historinë greke duke propozuar për herë të parë në historinë e vendit në këtë post një grua.

Mitsotakis u shpreh se, “Termi qytetar është i gjinisë mashkullore, por demokracia, Greqia dhe progresi janë gjini femërore. Dhe ky fakt na fton të bëjmë një hap të madh. Vlerësoj se është momenti që vendi ynë të ketë në postin më të lartë një greke të denjë”.

Ekaterini Sakellaropoulou aktualisht mban detyrën e Presidentes së Këshillit të Shtetit, gjykatës më të lartë në Greqi.

Procedura e zgjedhjes së presidentit grek kalon nga parlamenti ku kandidati duhet të marrë në votimin e parë dhe të dytë të paktën 200 vota, në votimin e tretë 180 dhe në të fundit të paktën 151 vota nga 300 deputetët e parlamentit.

Zgjedhja për zyrën më të lartë të vendit “nderon drejtësinë dhe gruan moderne Greke”, tha nga ana e saj Sakellaropoulou pas njoftimit të Mitsotakis, duke falënderuar Kryeministrin për kandidaturën.

“Unë pranoj propozimin dhe, nëse zgjidhem, do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia për të kryer këtë detyrë të lartë, siç përcaktohet nga kushtetuta,” tha juristja, duke shtuar se ajo do të abstenojë nga detyrat ligjore aktive që tani.

Sakellaropoulou lindi në Selanik në 1956 dhe mbaroi studimet në Shkollën Juridike të Universitetit të Athinës në 1978.

Ajo gjithashtu përfundoi trajnimin e saj juridik gjatë një pushimi nga detyrat e Këshillit të Shtetit (Gjykata Supreme e Greqisë) në Sorbonne, Universiteti i Parisit midis 1989 dhe 1990.

Sakellaropoulou u promovua në krye të Këshillit të Shtetit në Tetor të 2018, e propozuar nga administrata qeverisëse SYRIZA e asaj kohe.

Ajo ka një përvojë të gjerë në mësimdhënie, si dhe një konsulent arsimor dhe Ministri të Jashtëm, dhe si zyrtare e sindikatës së gjyqtarëve.

Sakellaropoulou ka shërbyer si President i Shoqatës Helenike për të Drejtën e Mjedisit që nga viti 2015, dhe ka punuar në mënyrë aktive në raste të mëdha që përfshijnë mjedisin, përfshirë devijimin e lumit Acheloos në Selaniki dhe ruajtjen e ndërtesave historike të refugjatëve në Avenue Alexandras në Athinë.

Eshtë autore e disa librave, juriste e shquar flet edhe anglisht dhe frëngjisht.

Sa i përket jetës së saj personale, Sakellaropoulou është e divorcuar,m ka një  fëmijë, dhe jeton në Athinën qendrore.

 

Fraksion.com