AktualitetPolitikëTë fundit

Meta me Ambasadorin Walker: Shqiptarët kudo në botë do t’i jenë përherë mirënjohës

Meta thekson me një shënim në Facebook se ambasadori Walker bëri denoncimin historike për Masakrën e Reçakut vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit.

“I lumtur të ritakohesha në Kosovë me Ambasadorin William Walker. Shqiptarët kudo në botë do t’i jenë përherë mirënjohës për denoncimin historik që i bëri Masakrës së Reçakut vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit

Integriteti i tij i lartë ndihmoi botën të zbulonte genocidin që ndodhte çdo ditë, dhe vuri diplomacinë në veprim përmes Konferencës së Rambujesë, dhe më pas ndërhyrjes historike të NATO-s, për t’i dhënë fund përgjithmonë spastrimit etnik në zemër të Europës.

E ftova me shumë kënaqësi për të vizituar Shqipërinë, dhe sigurisht Sarandën që ai e do aq shumë.”, shkruan Presidenti Meta.

 

Fraksion.com