Komisioneri i Zgjerimit, Varhelyi: Hapja e negociatave të ndodhë para Samitit të Zagrebit
Komisioneri për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, teksa ndodhet në Tiranë, ka thënë se po punon fort që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat për Anëtarësim në BE.
Duke folur në konferencën e përbashkët me Varheley, Rama i ka shprehur mirënjohjen atij duke thënë se tashmë po e presin si mik që po ndihmon Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.
“SHprehje mirënjohje dhe falenderim për komisionerin. Që në momentin e parë pas rënies së tërmetit që solli një tragjedi në jetën tonë u angazhua personalsiht dhe në mënyrë të vijueshme është interesuar në mënyrë të drejtëpërdrejë për të marrë informacion mbi ecurinë e situatës, qoftë edhe për të sensibilizuar. Në funskion të nevojës së madhe për mbështetje. Ishte pikërisht ai që vuri në lëvizje mekanzimin e fondit të parë për të ndihmuar në atë moment emergjencën e madhe. Sot kemi vazhduar diskutimin për konferencën e Donatorëve që do të mbahen në Bruksel me 17 shkurt. Komisioneri është tërësisht i angazhuar. Ne momente të vështira kemi pasur mundësinë të çmojmë miqtë e vendit tonë. Jam i kënaqur që sot e presim si mik të shqiptarëve.” tha Rama.
Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, z. Olivér Várhelyi shpreson që hapja e negociatave të ndodhë para Samitit të Zagrebit që është në maj të këtij viti. Ai është shprehur se ka biseduar me dy vendet skeptike për sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, ai ka biseduar me Francën dhe me Holandën dhe ka vërejtur një klimë pozitive për negociatat.
“Kam qenë në Francë dhe në Holandë. Kam biseduar rreth shqetësimeve të tyre. Jam përpjekur që të shoh përparimet e bëra duke biseduar me ta. Me qasjen e re që do të ribalancojë negociatat për anëtarësim, dhe po ashtu me përparimin që po arrihet ne do të ndryshojmë klimën politike. Kam pasur diskutime pozitive me Holandën dhe Francën. ” tha, Olivér Várhelyi.
Fraksion.com