Komisioneri i Zgjerimit të BE-së: Shpërblim 28 mln euro për punët e arritura nga Shqipëria
Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, z. Olivér Várhelyi është shprehur se Shqipëria do të përfitojë 28 milion euro shpërblim për punën që ka bërë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
“Kam një lajm të mirë, Me punën e bërë deri më tani do të japim 28 milion euro për shpërblim për punën e bëra. Kam lajm të mirë edhe nga PE, por ka një procedurë që duhet ta ndjekin, propozimin e kemi bërë.” tha Varhelyi.
Më pas ai është ndalur tek të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit duke thënë se 15 milion eurot e KE të premtuara për dëmet nga tërmeti janë gati dhe së shpejti do të vihen në zbatim për fazën e rindërtimit.
“Konferenca e donatorëve, ju shpreh ngushëllime. Ju siguroj se ne do qëndrojmë krahë Shqipërisë . Do ta organizojmë dhe së bashku me kryemsinitrin në Bruksel. Ursula von der Leyen Do ta cel këtë konferencë dhe presim që do të ketë pozitivite. Kemi folur edhe për shifrën 15 milion euro. Dhe më kanë thënë se ka filluar kjo shifër në terren për të ndihmuar. Ne sot do të shkojmë në Durrës të shohe se çafrë është bërë atje.”
Fraksion.com