“ Franca dhe Holanda për negociatat”; Varhelyi: Përparimi i Shqipërisë dhe metodologjia e re do t’i bindë
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Olivér Varhelyi, u shpreh sot se me metodologjinë e re që do të përdorë KE për zgjerimin, do të arrijë të binden vendet anëtare që për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, Varhelyi tha se, “unë do të bisedoj dhe po flas në fakt me të gjithë shtetet anëtare dhe po përpiqem t’i bind që me këtë metodologji të re, të cilën ne do të fillojmë ta përdorim besoj që të gjithë do të mund të biem dakord për çeljen e negociatave”.
Po ashtu, shtoi, ai, “po jap lajme të mira për këtë përparim të mëtejshëm nga të dyja vende, prandaj është e rëndësishme që si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të vazhdojnë me reformat në mënyrë që ne të kemi një marrëveshje përpara Samitit të Zagrebit për çeljen e negociatave”.
I pyetur nëse ka një plan konkret përveç metodologjisë për këto dy vende, Varhelyi tha se, “ndoshta ju keni parë që kam qenë në Paris javën e shkuar dhe kam pasur takime edhe me autoritetet holandeze. Këto dy shtete anëtare, të cilat kanë shprehur shqetësime në muajin tetor të vitit të shkuar. Ne kemi diskutuar për këto shqetësime që kanë këto dy shtete anëtare. Ndërkohë unë në fakt po bisedoj edhe më të dyja me këto shtete që u ndikuan nga Samiti i tetorit. Po përpiqem që të shoh ecurinë, përparimin që është arritur tashmë dhe se çfarë do të mund të arrihet gjatë kësaj periudhe”.
“Në fakt jam shpresëplotë që me metodologjinë e re, me qasjen e re që do të ribalancojë, ekuilibrojë, në rast se mund ta them në këtë formë, negociatat për anëtarësim jo vetëm për shtetet që dëshirojnë të bëhen shtete anëtare, por edhe për shtetet anëtare të BE-së”, tha Varhelyi.
Dhe po ashtu, shtoi ai, “me përparimin që po vazhdon të arrihet në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut ne do të mund ta ndryshojmë klimën politike. Pra jam shumë shpresëplotë, jam shumë pozitiv. Kam pasur në fakt diskutime mjaft pozitive në Paris dhe po ashtu me autoritetet holandeze. Ne po punojmë fort me vendosmëri që kjo gjë të ndodhë”.
Fraksion.com