AktualitetTë fundit

ABNA-SEE thirrje Egjiptit për lirimin e gazetarëve të arrestuar të AA-së

Aleanca e Agjencive të lajmeve në Ballkan dhe në Europën Juglindore  (ABNA-SEE) i kërkoi Egjiptit të enjten të lirojë katër punonjësit e Anadolu Agency (AA) të arrestuar gjatë një bastisje në zyrën e tyre në Kajro.

“ABNA-SEE bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të gazetarëve, të cilët mbahen pa asnjë informacion nga autoritetet egjiptiane”,  thuhet në deklaratë.

Aleanca theksoi se bastisja ishte thellësisht shqetësuese.

Deklarata nënvizon gjithashtu se bastisja ishte një “veprim flagrant që dëmton drejtpërdrejt lirinë e shtypit dhe komunitetin e gazetarisë”.

“Ne nuk do të tolerojmë asnjë veprim që kërcënon drejtpërdrejt të drejtën tonë për lirinë e shprehjes dhe vlerat tona demokratike”, sipas deklaratës.

Policia egjiptiane bastisi të martën në mbrëmje zyrën në Kajro të Agjencisë dhe arrestoi katër punonjës.

Anëtarët e stafit, përfshirë një qytetar turk, u dërguan në një vend të panjohur.

Turqia ka dënuar këtë veprim duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.

 

Fraksion.com