AktualitetEkonomiTë fundit

15% mjete elektrike më shumë të regjistruara për herë të parë në vend

Politikat e ndjekura nga Qeveria për mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e sigurisë rrugore bënë që në vend të regjistroheshin 5 986 mjete me vit prodhimi mbi 2009 / Euro 4.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor informoi se flota e mjeteve në vend po rinovohet pas vendimit për lejimin e importit të mjeteve vetëm me kategori mjedisore Euro 4 e lart.

Ndërkohë rritje po njeh edhe numri i mjeteve elektrike që po futen në tregun shqiptar. Sipas DPSHTRR janë 15% mjete elektrike më shumë të regjistruara për herë të pare në vend.

“Akte juridike të ndryshuara drejt politikave green. Zerojmë tarifat për regjistrimin e mjeteve green, në total 7 500 Lekë, të cilat tashmë mbulohen nga DPSHTRR), bën të ditur DPSHTRR.

 

Fraksion.com