Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi: Shkupi e Tirana duhet të fillojnë negociatat
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Oliver Varhelyi u shpreh nga Shkupi ku qëndroi për vizitë zyrtare se Shqipëria dhe Maqedonia janë gati për të hapur negociatat me BE-në. “Nuk ka ndryshim nga qëndrimi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në BE”, theksoi ai.
“Duhet patjetër të punojmë edhe më tepër për të vlerësuar se Maqedonia Veriut dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat për anëtarësim. Nuk ka ndryshim nga ky qëndrim dhe mbetemi të përkushtuar. Duhet patjetër t’i fillojmë negociatat me këto dy vende. Para Samitit të Zagrebit patjetër duhet të kemi vendim pozitiv nga Këshilli Europian”, u shpreh ai gjatë një konference të përbashkët për mediet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.
“Qasja e re e BE-së duhet patjetër të jetë më objektive, më dinamike, pak me më shumë bazë politike dhe më i sigurt” tha ai. Oliver Varhelyi pritet që nesër të vizitojë Tiranën.
Fraksion.com