“Armëpushim i një lufte të çuditshme”; Alfred Lela: Marrëveshja ka fitues Ramën dhe Bashën
Analisti Alfred Lela i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se marrëveshja që u arrit për kodin zgjedhor iu duk si armëpushim i një luftë të çuditshme.
Lela theksoi se nga kjo marrëveshje, të fituar dolën kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
“Ngjarja që ka ndodhur është e mirë sepse krijon së paku një shtensionim. Unë do thosha se është armë-pushim i një lufte idiote dhe të kotë. Kjo luftë është vazhdim i pas-marrëveshjes së 2017. Marrëveshjen e 2017 unë e kam duartrokitur dhe na solli këtu. Kronik që ndodhi dje ishte armëpushim. Të fituarit në këtë rast duket se janë dy personazhe dhe janë Rama e Basha. Ishte marrëveshje si rrufe në qiell të hapur, që patjetër është gatuar prej muajsh në prapaskenë. Duket armëpushim i mirë për të qenë i vërtetë”, deklaroi Lela.
Fraksion.com