AktualitetTë fundit

Thyen traun hyrës në port me ‘Land Rover ; 39-vjeçari i dehur refuzon t’i ndalojë policisë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në portin e Durrësit, ku një 39-vjeçar në timonin e një ‘Land Roveri’ ka kundërshtuar policinë dhe ka thyer traun hyrës në port.

Për pasojë 39-vjeçari A. Ll., banues në Qerret, Durrës është vënë në prangat e policsë së Durrësit. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve  të para të mëngjesit të sotëm  ndërsa policia njofton se 39-vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit.

Tashmë ai do të përballet me akuzat për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrë shtetërore” dhe “Shkatërrim prone”.

 

Fraksion.com