AktualitetNATO/BETë fundit

Shefi i NATO-s: Mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar me Irakun

NATO dhe Iraku diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm

Sot (14 janar 2020), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u takua me Zëvendës Ministrin e Jashtëm të Irakut Abdul Karim Hashim Aboualgus në Selinë e NATO-s.

Ata ndanë mendime mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimin NATO-Irak.

Z. Stoltenberg nënvizoi se NATO mbetet plotësisht e përkushtuar për të punuar me Irakun, dhe se NATO është e gatshme të rifillojë trajnimet dhe përpjekjet për ndërtimin e kapaciteteve në Irak, sa më shpejt që kushtet në terren të lejojnë, duke vazhduar të mbështesë Irakun për ndërtimin, trainimin dhe edukimin e ushtarak i duhen.

Një Irak i qëndrueshëm është thelbësor për stabilitetin rajonal dhe për sigurinë euro-atlantike.

 

Fraksion.com