AktualitetPolitikëTë fundit

Samiti; Rama: Shqipëria është një leksion i rrallë për solidarizimin me të prekurit nga tërmeti

Tërmeti i 26 nëntorit përveç viktimave la pas edhe një shkatërrim të gjerë dhe mijëra familje të pastreha. Në kuadër të rindërtimit të Shqipërisë pas këtij tërmeti në Tiranë u mbajt për herë të parë Samiti “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri” që synon solidarizimin për të mbledhur fonde dhe nëpërmjet turizmit për fazën e rindërtimit te vendit tonë.

Kryeministri Rama teksa merr pjesë në samitin “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri” ka deklaruar se Shqipëria është gati që tu tregojë vendeve fqinje se vendi ynë Shqipëria është një leksion solidariteti i rrallë i turizmit, që me strukturat e tij tregoi se është një mbështetës i rëndësishëm i krizës humanitare dhe sigurisht mbetet një destinacion i qëndrueshëm.

“Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri” Shqipëria, Greqia, Italia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi, bashkë në një Samit Ndërkombëtar për Turizmin.Jemi gati t’i tregojmë shteteve fqinje se Shqipëria është një leksion solidariteti i rrallë i turizmit, që me strukturat e tij tregoi se është një mbështetës i rëndësishëm i krizës humanitare dhe sigurisht mbetet një destinacion i qëndrueshëm.” shkruan Rama.

Ka qenë Organizata Botërore e Turizmit që nxiti bashkimin e gjithë rajonit në Tiranë, për të ndarë përvojat, për të qenë bashkë në përballimin e fatkeqësisë dhe sidomos për të promovuar imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion i qëndrueshëm turistik.

 

Fraksion.com