Rusia dhe Turqia përpjekje për arritjen e paqes në Libi
Bisedimet mes udhëheqësve të dy palëve ndërluftuese të Libisë përfunduan një takim në Moskë, me ministrin e jashtëm rus që vuri në dukje njëfarë përparimi, një ditë pasi hyri në fuqi një armëpushim i brishtë i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia.
Rusia dhe Turqia po shfaqen si arbitra kryesorë në vendin e shkatërruar nga lufta, duke u përpjekur të shtyjnë kreun e qeverisë të Akordit Kombëtar, Fayez al-Sarraj, të njohur ndërkombëtarisht dhe rivalin e tij, gjeneralin rebel Khalifa Haftar, të fillojnë të pajtohen me kornizën e një marrëveshje politike më afatgjatë, të miratuar nga Ankaraja dhe Moska.
Të hënën, para se të fillonin bisedimet, al-Sarraj u bëri thirrje libianëve që të “kthejnë faqen” nga trazirat e së kaluarës, “duke shtuar se të gjithë libianët duhet” të refuzojnë grindjet dhe interesat e ngushta për të ecur drejt stabilitetit dhe paqes.” Ai tha se qeveria e tij kishte rënë dakort për armëpushim për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe se ajo është në “një pozitë të fortë për të ruajtur bashkimin kombëtar dhe shoqëror”.
Faza e fundit e trazirave të dhunshme afatgjata që pasuan rrëzimin e diktatorit të atëhershëm Moammar Gadhafi në vitin 2011 kanë hyrë në një ngërç për muaj me radhë.
Fraksionet ndërluftuese nuk arritën të nënshkruajnë armëpushimin të hënën siç ishte planifikuar, dhe marrëveshja u shty për diskutime të mëtejshme të martën. Por ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov u tha gazetarëve në kryeqytetin rus se ai ishte i sigurt se ata do të nënshkruan dokumentin, duke thënë se e shikonin dokumentin “pozitivisht”.
Sipas grupeve të monitorimit, më shumë se 280 civilë dhe rreth 2,000 luftëtarë janë vrarë ndërsa 146,000 libianë janë shpërngulur që kur Haftar nisi një sulm vitin e kaluar për të marrë nën kontroll Tripolin. Dikur një nga togerët më të besuar të kolonel Gadafit, Haftar, që nga viti 2014, po zhvillon një fushatë kundër qeverisë së al-Sarraj, e cila njihet nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e shteteve perëndimore si qeveria legjitime e Libisë.
Fraksion.com