AktualitetPolitikëTë fundit

Reforma zgjedhore; Soreca: Arritje e rëndësishme për rivendosjen e stabilitetit politik

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca përshëndet tryezën e reformës zgjedhore, ku krahas mazhorancës dhe opozitës parlamentare, mori pjesë edhe opozita joparlamentare dhe u dol prej andej me konkluzione.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e sotme ndër-partiake mbi rrugën përpara për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kjo është një arritje e rëndësishme për rivendosjen e stabilitetit politik të Shqipërisë dhe në kontekstin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan Soreca.

Ai shpreh besimin se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë që do të miratohet nga Parlamenti, për të mirën e qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmen e tyre europiane.

 

Fraksion.com