Patozi: Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës
Astrit Patozi i Bindjes Demokratike ka ironizuar takimin e përfaqësuesve të opozitës që u ulën sot në tryezën e negociatave për Reformën Zgjedhore.
“Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur”, shkruan Patozi në facebook.
Postimi i plotë
PËRSHËNDES DORËHEQJEN E EDI RAMÊS
Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…
Fraksion.com