AktualitetTë fundit

Parashikimi i motit, e martë 14 janar 2020

Sipas Meteoalb,  vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë shumë të pakta.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 06ºC, në zonat e ulëta nga 02ºC në 12ºC dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 14ºC.

Era do të fryej në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi të ulët.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje të izoluara ku në zonat e thella do të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 08ºC dhe në zonat e ulëta nga 01ºC në 09ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet e Shqipërisë por edhe në qytetet kryesore të botës.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 1/13 diell re kalimtare
Kukës -2/7 diell re kalimtare
Lezhë 3/13 diell re kalimtare
Dibër -2/5 diell re kalimtare
Durrës 2/15 diell re kalimtare
Tiranë 2/15 diell re kalimtare
Elbasan 1/15 diell re kalimtare
Berat 0/17 diell re kalimtare
Vlorë 3/17 diell re kalimtare
Korçë -2/7 diell re kalimtare
Gjirokastër -2/14 diell re kalimtare
Sarandë 4/18 diell re kalimtare

 

Fraksion.com