Jozefina Topalli ironizon “Këshillin Politik”: Rikthehen përsëri në krahët e njëri-tjetrit
Jozefina Topalli është tërhequr nga aktiviteti i përditshëm politik dhe mediatik, e megjithatë sa herë bën deklarata për zhvillimet e fundit politike, ato ndiqen me vëmendje.
Marrëveshja e bërë publike sot midis opozitës dhe mazhorancës për të formuar “Këshillin Politik” dhe ku do të vendoset për reformën zgjedhore është komentuar edhe nga Topalli.
“Ja kështu. Pasi pushtoi “çështjen gjykata”, rikthehen përsëri në krahët e njëri-tjetrit”, shkruan Topalli teksa publikon edhe foto nga takimi.
Fraksion.com