AktualitetPolitikëTë fundit

“Fakte të reja”; Balla publikon dokumente të tjera për Bashën

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagon pasi Gjykata e Tiranës vendosi këtë të hënë që të pushojë çështjen për lobimin rus ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Balla thotë se për ta kuptuar dosjen “Basha”, duhen parë me kujdes dokumentet e publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

Ai publikon dokumentet dhe thotë se a janë këto kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pasaportë diplomatike DB1159763?

“Për ta kuptuar dosjen “Basha”, shikojini me kujdes këto dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj). A janë këto kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763? A janë shërbimet e faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën 675.000 dollarë? A deklarohet në dokumentin e katërt se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike? Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar? Fakte të reja plotësojnë kushtet për një kallzim të ri!”  shkruan Balla.