“Betejë me drejtësinë”; Olsian Çela i kërkon KQZ-së formularin e vetëdeklarimit të kryebashkiaku të Mallakastrës
Një tjetër kryebashkiak socialist nis përballjen me drejtësinë.
Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka fshehur në formularin e Dekriminalizimit dënimin me 3 vite burg në Greqi për plagosje, Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një kërksë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon informacion për ligjvëneësin e pushtetit lokal.
Në dokumentin e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Ergys Gjonçaj dhe që mban firmën e kryeprokurorit Olsian Çela, Akuza i kërkon KQZ formularin e vetëdeklarimit të kryebashkiakut Ismailaj.
“Na vini në dispozicion formularin e vetëdfeklarimit të Qerim Ismailaj. Kërkojmë përcjelljen sa më parë të këtij formulari”, thuhet ndër të tjera në kërkesën që Prokuroria i drejton KQZ.
Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme është në funksion të hetimit nga Organi i Akuzës për kryebashkiakun, pas denoncimit të PD.
Fraksion.com