Reparti i ri i RENEA, Veliu: Investim për rritjen e sigurisë në vend
Drejtori i policisë Ardi Veliu, në inaugurimin e aambienteve të reja të Repartit special RENEA, tha se ky është një investim që RENEA do ia kthejë Shqipërisë duke rritur sigurinë në vend.
“Respekte për dëshmorët e policisë të cilët nuk kursyen as jetën për sigurinë e vendit. Mbyllëm një vit me rezultate domethënëse dhe parametra
normalë të sigurisë. Përballuam situatën pas tërmetit ku shumë policë lanë familjet për të ndihmuar. Për 2020 prioritet kemi luftën kundër
krimit të organizuar. 2020 do të demonstrojmë se Policia ka motivimin t’i përgjigjet.
Do kemi flotë tokësore me mjete të reja dhe dinjitozë. Ngritja e Policisë Shkencore. Akademia e Sigurisë do të transformohet, janë inteligjenca e nesërme e Policisë. Do të ulim moshën mesatare duke rekrutuar dhe rifreskuar në 2020 Policinë me të rinjtë.
Mund të rrisim kapacitetet e brendshme duke ulur me 1.5 vite moshën mesatare në 3 vite e tjera. Vettingu që ka nisur do të pastrojë elementët e padëshiruar dhe do ta bëjë më të shëndoshë. Jemi të vendosur për të kryer misionin tonë, në mbrojtje të jetës dhe pronës”, tha ia.
Fraksion.com