AktualitetTë fundit

Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë shumë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -ºC deri në 07ºC, në zonat e ulëta nga 01ºC në 12ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 14ºC.

Era do të fryej në drejtim Verior me forcë valëzimi deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje të izoluara ku në zonat e thella do të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 07ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 08ºC.

 

Fraksion.com