Kryesimi i OSBE-së; Ditmir Bushati i dërguar i posaçëm i Kryetarit
Shqipëria ka marrë Kryesinë e OSBE-së për 2020 dhe janë caktuar edhe të dërguarit dhe përfaqësuesit specialë.
Në faqen zyrtare të OSBE-së thuhet se kryetari në detyrë i OSBE-së, kryeministri Edi Rama, merr drejtimin në parandalimin e konflikteve, zgjidhjen dhe rehabilitimin në rajonin e OSBE-së, duke marrë kontakte të drejtpërdrejta me palët në fjalë dhe rregullimin ose zhvillimin e negociatave për zgjidhje. Për të trajtuar krizat ose për të siguruar një bashkërendim më të mirë të përpjekjeve të shteteve pjesëmarrëse në fusha të veçanta, Kryetari mund të emërojë përfaqësues personal ose të posaçëm. Përfaqësuesit personalë kanë një mandat të qartë dhe të përcaktuar saktë, i cili përshkruan detyrat që pritet të marrin.
Në faqen zyrtare online të OSBE-së janë dhënë edhe përfaqësuesit specialë.
Ditmir Bushati, i dërguar i posaçëm i Kryetarit aktual të OSBE-së, kryeministri Edi Rama.
Ambasadori Heidi Grau, i dërguar i posaçëm i Kryetarit aktual të OSBE-së, Edi Rama, në Ukraine dhe në trojkën e grupit të kontaktit.
Ambasadori Rudolf Michalka, i dërguar i posaçëm i Kryetarit aktual të OSBE-së, Edi Rama për Kaukazin e Jugut.
Ambasadori Thomas Mayr-Harting, i dërguar i posaçëm i Kryetarit aktual të OSBE-së, Edi Rama për procesin e zgjidhjes në Moldavi.
Ambasadori Andrzej Kasprzyk, përfaqësues personal i Kryetarit aktual të OSBE-së, Edi Rama mbi konfliktin që ka të bëjë me Konferencën e OSBE-së në Minsk.
Kol. Sulo Mustafaraj, kreu i Grupit të nivelit të lartë për Planifikimin.
Volker Frobarth, përfaqësues në Komisionin e Përbashkët Letoni-Rusi mbi ushtarakët në pension.
Rabbi Andrew Baker, përfaqësues personal i kryetarit aktual të OSBE-së, Edi Rama, për luftën kundër antisemitizmit.
Profesor Regina Polak, përfaqësuese personale e kryetarit aktual të OSBE-së, Edi Rama, për luftën kundër racizmit, ksenofobisë dhe diskriminimit, me focus mbi intolerancen dhe diskriminimin ndaj kristianëve dhe anëtarëve të besimeve të tjera.
Ambasadori Mehmet Paçacı, përfaqësues personal i Kryetarit aktual të OSBE-së, Edi Rama për luftën kundër intolerances dhe diskriminimit ndaj myslimanëve.
Ambasadori Melanne Verveer, përfaqësues i Posaçëm i Kryetarit të OSBE-së Edi Rama, mbi gjinitë.
Paola Severino, përfaqësues i Posaçëm i Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama, për luftën kundër korrupsionit
Valiant Richey, përfaqësues i Posaçëm i OSBE-së dhe Kordinator për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore
Alba Brojka, përfaqësues i Posaçëm i Kryetarit të OSBE-së për Rininë dhe Sigurinë.
Kryeministri Edi Rama dy ditë më parë, para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, ku paraqiti përparësitë e Shqipërisë në kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë gjatë vitit 2020, veçoi dialogun mes vendeve si përparësi të kryesisë shqiptare të OSBE-së për vitin 2020.
“Ndërkohë që Europa shenjohet nga konfliktet dhe bota nuk është në formën e saj më të mirë puna jonë në një organizatë kaq unike dhe me përvojë si dhe vullneti i mirë i gjithë anëtarëve të saj është i nevojshëm edhe më shumë. Për të qenë kuptimplotë dhe relevante, paqja dhe demokracia nuk duhet të jenë thjesht fjalët tona kyçe të përbashkëta dhe horizonti ynë i përbashkët, por duhet të jenë objektivat tona të përbashkëta për organizatën dhe këtë Këshill të nderuar. Unë besoj se parimet bazë të Helsinkit, respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, mbeten ende sot, siç ishin në të shkuarën, një recetë e thjeshtë dhe efektive”, tha Rama.
Fraksion.com