AktualitetTë fundit

“Dokumenta të falsifikuara”; Pranohet gjykimi i shkurtuar për “gylenistin”

Gjykata e Tiranës ka pranuar zyrtarisht kërkesën për gjykim të shkurtuarnga Selami Simsek, miku i mësuesit turk, Harun Çelik, i cili u arrestua në po të njëjtën ditë me të në aeroportin “Nënë Tereza” me pasaportë kandaeze.

Prokuroria kërkoi shtyrjen e seancës për një datë tjetër, për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare të pretencës.

Sipas prokurorisë, viza për në Kanada ka qenë e falsifikuar, ndërsa pasaporta e tij turke ka qenë në rregull.

Pas marrjes në pyetje ka deklaruar në mënyrë të hollësishme në lidhje me gjithë përgatitjen për pajisjen me vizën false. Ai ka treguar se ka paguar 5 mijë euro për këtë vizë.

Nga akti i ekspertimit teknik, ka rezultuar se viza është tërësisht e falsifikuar. Në këto kushte ai është arrestuar për veprën penale, ndërsa provat vërtetojnë katërcipërisht se është fajtor.

Seanca e radhës do të mbahet  më datën 27 janar, ora 10.00.

Zbardhet itinerari i mbërritjes në Shqipëri

Shtetasi turk Selami Simsek i arrestuar në të njëjtën ditë me mësuesin turk tashmë të ekstraduar në vendin e lindjes, Harun Çelik ka rrëfyer për hetuesit itinerarin që ka ndjekur për të mbërritur në Shqipëri. Simsek ka deklaruar se një kushëri i tij ka paguar paratë nëpërmjet një llogarie bankare, me pas ka udhëtuar drejt Kosovës.

Në Prishtinë në afërsi të parkut të autobusëve e kanë akomoduar në një banesë për 3 ditë, së bashku me mësuesin Harun Çelik, ndërsa një person që nuk e njihte, me emrin Kursat, i ka marrë pasaportën dhe ia ka kthyer pas disa ditëve të vulosur me vizën kanadeze të falsifikuar.

Më pas ka udhëtuar drejt Tiranës nga dogana e Morinës në 8 gusht të vitit të shkuar, dhe ka qëndruar disa ditë në Shqipëri.

Me pas ka prerë biletë nga Rinasi në Vjenë dhe me destinacion përfundimtar Toronto.

Ndërkohë Harun Çelik u depërtua në Turqi mbrëmjen e 1 janarit në Shqipëria në Turqi. Ai u kap dhe u dënua 5 muaj më parë pasi në Rinas hyri me vizë kanadeze false.

Pasi kreu dënimin për falsifikim dokumentesh u depërtua në Turqi por dyshohet se ky veprim ka të bëjë sepse mësuesi turk është pjesë e lëvizjes FETO, të Fetullah Gylen që në Turqi konsiderohet organizatë terroriste nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan.

 

Fraksion.com