AktualitetBota+Të fundit

Australi; Hyjnë nëpër zjarr për të vjedhur, arrestohet çifti

Një çift nga Australia akuzohet për grabitjen e një dyqani elektronike në mes të zjarreve, të cilat thuhet se i përdorën për të blerë drogë.

Nensi Kylie Pobjie, 31 vjeç dhe hidraulikut Leon Elton, 39 vjeç, i është refuzuar liria me kusht sepse janë akuzuar për grabitjen e dyqanit të djegur ‘Betta Electric Batesmans Bay’ të mërkurën.

Çifti akuzohet për vjedhjen e një televizori Apple, dy drona, një pjaster, katër laptopë dhe disa produkte të tjera me vlerë 20 mijë dollarë, thonë dokumentet e gjykatës.

Dyqani u shkatërrua nga zjarret në prag të Vitit të Ri, por kjo nuk pengoi dyshen që të vazhdonte planin e plaçkitjes.

Ata u arrestuan rreth 70 km në veri të Gjirit të Batemans, të premten pasdite.

Kylie do të përballet me katër akuza, ndërsa Leon ka një akuzë shtesë për posedim të drogës.

Një një seancë u tha që të dy kishin histori të mëparshme kriminale, ndërkohë që pritet të merret vendimi për ta.

 

Fraksion.com