Trafik droge drejt Holandës me kamionçinë; Bashkëshorti i viktimës në Paskuqan pjesë e grupit
Elton Çapoku, i dënuar për trafik droge drejt Holandës është bashkëshorti i Enkeleda Çapokut e cila u vra pikërisht nga vëllai i tij.
Çapoku bashkë me dy të tjerët tentuan me kamionçinë të trafikonin drejt Holandës 186 kg kanabis me një kamionçinë.
Më datë 28.08.2012 rreth mesnatës, Adrian Cingu i është afruar pikës së kalimit kufitar “Porti Durrës” me qëllim hipjen në tragetin e linjës Durrës-Bari, së bashku me automjetin që drejtonte tip “Mercedes Benz” i llojit “kamionçinë”, me targa AA xxx EP. Pikërisht në zonën e kontrollit antidrogë të policisë në këtë pikë kalimi kufitar, automjeti që drejtonte i pandehuri Adrian Cingu i është nënshtruar kontrollit policor. Nga kontrolli në kamionçinë, pas kabinës u zbulua vendi i fshehtë i sajuar dhe brenda tij u gjend e fshehur një sasi prej 35 thasësh të mbushur me lëndë bimore, që rezultoi se ishte lëndë narkotike e llojit “cannabis sativa” me peshë totale prej 186 kg e 750 gramë.
Adrian Cingu luante rolin e shoferit kurse dy përgjegjësit ishin Elton Çapoku dhe Arben Alla. Elton Çapoku kishte blerë kamionçinën dhe u arrestua dy vite pasi ishte shpallur në kërkim, më 2014 në Tepelenë./BW
Fraksion.com