Tërmeti, sizmologu grek: Ju duhet një hartë e re sizmike
Ka qenë një konferencë në Tiranë ajo që mblodhi ekspertë dhe akademikë nga rajoni ku u diskutua ndër të tjera përpilimi i kodit të ri teknik për ndërtimet, në mënyrë që t’i rezistojnë forcës së tërmetit ashtu siç e kanë gjithë vendet europiane
“Kemi një kod të vjetër, edhe në përmbajtje për godinën por edhe për hartat që e ka me intesitete”, shprehet prof. Shyqyri Aliaj.
Ndaj, në një tavolinë me studiues nga rajoni , marr shkas nga tërmeti i 26 nëntorit synohet përpilimi i një kodi të ri sizmik, bazuar në eurokodin 8 të BE-së.
Pavlidesi propozon madje që Shqipëria mos t’i referohet vetëm eurokodeve por të përpilojë një kod të sajin siç ka bërë Greqia.
“Shqipëria është një nga vendet më sizmike të rajonit. Nuk mund të bëhen parashikime për tërmetet por në bazë të statistikave, çdo 30 vjet në Shqipëri ndodh një tërmet i fuqishëm. Duhet të ndërmerren hapa shkencore dhe ligjore në mënyrë që qëndrimet e reja të jenë të qëndrueshme. Ne në Greqi kemi kodet më të mira sepse ishin tërmetet ata që na përcaktuan kodet e reja. Sot kemi kodet greke dhe europiane, por në disa pjesë kodi grek është më i mirë. Harta sizmike dhe kodet ne i ndryshojmë çdo 5 vjet, në varësi të studimeve dhe rezultateve Akademia e shkencave dhe ekspertet e sizmologjisë po përgatitin hartën e re sizmike dhe propozimet për kodet e reja të ndërtimit.”, tha sizmologu Spyros Pavlides.
Tërmeti i 26 nëntorit, ishte nga më të fortët që ka ndjerë zonat e Durrësit, Tiranës, Laçit e Lezhës.
Sizmiologet thonë se është një termet që bie një herë në shekull.