Rama citon Shën Agustinin: Mllefi është si të duash të vrasësh tjetrin duke e pirë helmin vetë
Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm fjalët e Shën Agustinit, në rubrikën “Fjalët e Shenjta”, që nisën si apel solidariteti pas tërmetit të 26 nëntorit.
“Mllefi është si të duash të vrasësh tjetrin duke e prië helmin vetë”, tha sot kryeministri Edi Rama, duke cituar Shën Agustinin.
Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore.
Shën Agustini (13 nëntor 354 —28 gusht 430) ishte filozof, peshkop, teolog, doktor i kishës dhe shenjtor i kishës katolike.
Ai është shenjtori mbrojtës i Urdhrit fetar agostinian dhe i disa vendeve. Vepra e tij e njohur “Confessiones”, (“Rrëfimet”) quhet shpesh vetë-jetëshkrimi i parë perëndimor dhe lexohet ende nëpër botë.
Fraksion.com