AktualitetPolitikëTë fundit

Kryebashkiaku i Mallakastrës: Përbuz çdo etiketim të bërë nga ana e PD-së

Kryetari i bashkisë  Mallakastrës, Qerim Ismailaj i është përgjigjur sërish akuzave të Partisë Demokratike e cila ka publikuar ditën e sotme një dokument për të cilin pretendon se është dëshmia e penalitetit ku Qerimaj rezulton se është dënuar në mungesë nga drejtësia greke.

Ismailaj thekson se nuk jam arrestuar asnjë herë nga drejtësia greke.

“Për kohën që kam jetuar dhe punuar si emigrant ekonomik në Greqi  nuk jam arrestuar, ndaluar apo deportuar asnjëherë nga policia greke. Lidhur me shkresat e paraqitura sot nuk kam patur dijeni sepse po të kisha, fare thjesht do t’i deklaroja në formularin e dekriminalizimit, pasi vepra dhe koha për të cilën presupozohet të jem i dënuar nuk është në kushtet që të me pengonte kandidimin apo ushtrimin e detyrës dhe për këtë qëllim do të ndjek çdo rrugë ligjore për zbardhjen e të vërtetës si këtu ashtu dhe në Greqi. Lidhur me pretendimin se nuk është kryer dënimi i presupozuar pasi nuk më kanë gjetur, theksoj se kam udhëtuar me dhjetëra herë në Greqi dhe jo vetëm dhe asnjëherë në asnjë pikë kufitare nuk më është refuzuar hyrja apo për me tepër që të jem ndaluar”, tha ai.

Po ashtu Ismailaj shton se “në periudhën kur ka dalë ky i ashtë quajtur vendim kam punuar mësues në shkollen “I.Shehu” Corrush si dhe në 12 tetor 2000 jam zgjedhur kryetar i komunës Kute”.

“Së fundmi  jam i bindur se e vërteta dhe ndershmëria do të triumfojë mbi gënjeshtrën”, shprehet ai.

Partia Demokratike ka publikuar një dokument ku pretendon se është dëshmia e penalitetit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ku rezulton se është dënuar në mungesë nga drejtësia greke më datë 25 shkurt të vitit 2000 me 3 vite burg për plagosje, ngjarje e ndodhur në 1999.

 

Fraksion.com