AktualitetTë fundit

KPK vendos të rihapë hetimin për gjyqtaren e Apelit, Alkelina Gazidede

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar sot shtyrjen e seancës për subjektin e rivlerësimit, Alkelina Gazidede.

Një ditë pas seancës dëgjimore Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të rihapë hetimin për subjektin e rivlerësimit Alkelina Gazidede, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, për rrjedhojë seanca e shpalljes së vendimit përcaktuar më datë 13.01.2019 nuk do të zhvillohet.

Po ashtu Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sqaron se “seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit”.

Procesi i Vetingut për gjyqtaren Gazidedja po gjykohet nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Firdes Shuli.

Alkelina Gazidedja e ka filluar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe për më shumë se një dekadë e ka ushtruar funksionin në Gjykatën e Tiranës.

Në korrik 2013, Gazidedja u dekretua anëtare e Gjykatës Administrative të Apelit, detyrë të cilën vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht.

 

Fraksion.com